domenica 1 giugno 2014

10 njerëzit më të pasur të vitit 2014

10 njerëzit më të pasur të vitit 2014

Fondacioni për Liri Ekonomike prezantoi sot edicionin e parë të projektit “10 njerëzit më të pasur të vitit”. Në përfundim të një kërkimi metodologjik, nëpërmjet metodës së vlerësimit, në pamundësi për metodën e matjes, shpall listën e 10 njerëzve më të pasur të vitit në Shqipëri.
Metoda e përdorur nga FLE është një përafrim i metodës së përdorur në Amerikë nga revista “Forbes” ku merret parasysh xhiro vjetore e kompanisë, fitimi vjetor, kapitali i investuar, nje velrësim i përafërt i vlerës së tregut të biznesit etj. Në këtë vlerësim nuk janë konsideruar faktorë të tjerë si prona personale, detyrimet ndaj shtetit apo detyrimet ndaj sistemit bankar. Të dhënat për këtë vlerësim janë marrë nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit.
Kështu, sipas FLE, në krye të listës me 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri është Samir Mane, i cili zotëron 100% të aksioneve në 3 kompani (“Albcrome Albania”, “Balfin Group”, “ManeTci”), 88% të aksioneve në kompaninë “Tirana East Gate” dhe 90% të aksioneve në kompaninë “Neptun”.
I dyti në listë Vasil Naçi me 34% të aksioneve në kompaninë “Agna”, 27% të aksioneve në kompaninë “Alfa Sh.A”, 17% të aksioneve në kompaninë “Platea”, 34% të aksioneve në kompaninë “Albartex” dhe 4% të aksioneve në bankën “Societe Generale Albania”.
Në vendin e tretë është Bashkim Ulaj me 100% të aksioneve në kompaninë “Gener 2”, 100% të aksioneve në kompaninë “Platinium Investment” dhe 70% të aksioneve në kompaninë “Tirana Datacom”.
I katërti është Artan Dulaku me 34% të aksioneve në kompaninë “Concord Investment”, 34% të aksioneve në kompaninë “Iner”, 50% të aksioneve në kompaninë “Inter Gaz Sh.a”, 100% të aksioneve në kompaninë “Alissa Albania”, 26% të aksioneve në kompaninë “Albania Satelite Communication”, 100% të aksioneve në kompaninë “Albeton 5”, 49% të aksioneve në kompaninë “Iliria Development Sh.p.k”, 34% të aksioneve në kompaninë “Alba-Beton”, 33.33% të aksioneve në kompaninë “Media Vizion” dhe 20% të aksioneve në kompaninë “Euro Aditiv”.
Në vendin e pestë është Vjollca Hoxha, me 8% të aksioneve në “Top Channel”, 10% të aksionve në “DigitAlb”, 6% të aksioneve në “Plus Communication”, 20% të aksioneve në “Valtelina” dhe 20% të aksioneve në “Video Grafic Agency”.
Në vendin e gjashtë në listë renditet Shefqet Kastrati, me 100% të aksioneve në “Kastrati Sh.A”, 49% të aksioneve në “Green Fuel”, 17% të aksioneve në “Kastpetrol”, 50% të aksioneve në “Murataj”, 50% të aksioneve në “Continental Group Sh.A”, 73% të aksioneve “Alb-Siguracion” dhe 100% të aksioneve në kompaninë “Kastrati Sh.p.k”.
Në vendin e shtatë është Grigor Joti, me 100% të aksioneve në “InveG” dhe 80% të aksioneve në kompaninë “Infosoft Group”.
I teti në listë është Edmond Leka, me 35% të aksioneve në kompaninë “Unioni Financiar Tiranë” dhe 2% të aksioneve në “Union Bank Sh.A”.
Në vendin e nëntë është Vilma Nushi, e cila zotëron 100% të aksioneve në kompaninë “Marketing Distribution” dhe 50% të aksioneve në kompaninë “Trimed”.
Lista mbyllet me Ramë Gecin, i cili zotëron 100% të aksioneve në kompaninë “Geci Sh.p.k”.
Lista me 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri:
1. Samir Mane
2. Vasil Naçi
3. Bashkim Ulaj
4. Artan Dulaku
5. Vjollca Hoxha
6. Shefqet Kastrati
7. Grigor Joti
8. Edmon Leka
9. Vilma Nushi
10. Ramë Geci
Sipas FLE kjo iniciativë gjerësisht e përdorur në vendet perëndimore, sidomos nga tradita amerikane, është një nga format e promovimit të lirisë ekonomike në Shqipëri, duke evidentuar bizneset dhe individët më të suksesshëm në sipërmarrjen e lirë. Lista me 10 personat më të pasur në Shqipëri, sipas FLE është një vlerësim dhe jo një matje, në pamundësi që në Shqipëri për të dhënat aktuale të matet gjerësisht dhe plotësisht pasuria dhe diferenca e pasurimit të individëve nga një vit në tjetrin.
Fondacioni për Liri Ekonomike deklaron se kjo iniciativë do të përsëritet çdo vit dhe lista me njerëzit më të pasur në botë do të botohet në revistën Mapo, që është një projekt i FLE. Si e tillë kjo anketë e përvitshme synon të evidentojë, profilet më të suksesshme sipërmarrëse dhe të krijojë në funksion të promovimit të lirisë ekonomike në Shqipëri, pikërisht atë vend të merituar që kanë dhe duhet të kenë në një shoqëri të lirë individët të cilët kanë më shumë guxim, kreativitet, paguajnë më shumë taksa, rrisin GDP, punësojnë më shumë njerëz, zhvillojnë më shumë ekonominë.

Nessun commento:

Posta un commento